Bota

Ish-shefi grek i mbrojtjes: Athina u la e vetme në Mesdheun Lindor

Duke theksuar se me presion e dobët nga BE-ja dhe SHBA-të asnjë vend nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet ose të angazhohet në luftime me Turqinë për Greqinë, Apostolakis tha se Ankara do të mbetet në rajon derisa të përmbushen kërkesat e saj

Rabia İclal Turan  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Ish-shefi grek i mbrojtjes: Athina u la e vetme në Mesdheun Lindor

Atina

Një ish-ministër grek i mbrojtjes ka deklaruar se Athina duket se do të mbetet e vetme në mes të tensioneve në Mesdheun Lindor pasi Turqia njoftoi se do të vazhdojë kërkimet sizmike me anijen e saj të shpimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për Greek Mega TV, ish-ministri Evangelos Apostolakis tha se zhvillimet e fundit në rajon janë "jashtëzakonisht serioze dhe kritike". 

Duke theksuar se me presion e dobët nga Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-të asnjë vend nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet ose të angazhohet në luftime me

Turqinë për Greqinë, Apostolakis tha se Ankaraja do të mbetet në rajon derisa të përmbushen kërkesat e saj.

Ai shtoi se një konflikt i mundshëm nuk do të ishte në përputhje me interesat e Athinës dhe Ankarasë.

Vendimi i Turqisë i të hënës për shpalljen e eksplorimeve të reja më Mesdheun Lindor ngriti alarmet në Greqi pasi Athina u përgjigj duke e vënë në gatishmëri marinën.

Anija e shpimit Oruç Reis, së bashku me anijet Ataman dhe Cengiz Han, do të vazhdojnë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor deri më 23 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.