Bota

Ish-punonjësi i Tesla-s refuzon kompensimin prej 15 milionë dollarësh në rastin e racizmit

Ish-punonjësi afro-amerikan i Tesla-s,i cili tha se ishte ngacmuar dhe përballur me "epitete raciste të përditshme"ndërsa punonte në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë,ka refuzuar kompensimin e reduktuar ndjeshëm prej 15 milionë dollarësh

Ekip   | 23.06.2022
Ish-punonjësi i Tesla-s refuzon kompensimin prej 15 milionë dollarësh në rastin e racizmit

New York

Ish-punonjësi afro-amerikan i Tesla-s, i cili tha se ishte ngacmuar dhe përballur me "epitete raciste të përditshme" ndërsa punonte në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë, ka refuzuar kompensimin e reduktuar ndjeshëm prej 15 milionë dollarësh në padinë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Owen Diaz, i cili ka punuar në fabrikën e Tesla-s në vitet 2015 dhe 2016 si operator i kontraktuar i ashensorit përpara se të largohej, fillimisht iu dha 6,9 milionë dollarë dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe 130 milionë dollarë dëmshpërblim në këtë rast.

Një gjykatës e uli kompensimin me afër 90 për qind në 15 milionë dollarë, të cilën Diaz e hodhi poshtë. Refuzimi i kompensimit nga Diaz mund të nënkuptojë një gjykim të ri në këtë rast.

Diaz kishte pretenduar se punonjësit vizatuan svastika, grafite dhe vizatime raciste rreth fabrikës dhe se mbikëqyrësit nuk arritën të ndalonin abuzimet.

Tesla nuk është prononcuar deri më tani lidhur me komentet të mërkurën mbrëma.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın