Bota

Ish-presidenti Trump njofton se përsëri do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale

I pyetur nëse ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2024, Trump tha se, "Nëse e doni vendin, nuk keni zgjidhje tjetër. Kjo nuk është pyetje"

Hasan Esen   | 02.12.2021
Ish-presidenti Trump njofton se përsëri do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale

Londër

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa argumentoi se bastisja e Kongresit më 6 janar nuk ishte një kryengritje, por një protestë, ai la të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me kanalin britanik GB News, Trump përsëriti pretendimet e tij se zgjedhjet e 3 nëntorit që ai humbi ishin vjedhur me mashtrim.

I pyetur nëse ishte gabim të bëhej tubim para Kongresit tre ditë pas zgjedhjeve, Trump tha se nëse ka pasur ndonjë kryengritje ajo ka ndodhur më 3 nëntor, në ditën e zgjedhjeve dhe se ajo ishte kryengritje, ndërsa 6 janari ishte protestë.

Ai theksoi se "për fat të keq, ka disa gjëra të këqija" dhe pohoi se ai donte që të vendoseshin 10 mijë roje kombëtare dhe madje edhe ushtrinë.

"Sepse e dija se turma do të ishte e madhe, sepse isha i vetëdijshëm për zemërimin për manipulimin e zgjedhjeve dhe unë e kuptova më mirë se kushdo tjetër", tha Trump.

Ish-presidenti amerikan pretendoi se kërkesa e tij për siguri u refuzua nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

I pyetur nëse ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2024, Trump tha se, "Nëse e doni vendin, nuk keni zgjidhje tjetër. Kjo nuk është pyetje".

Trump ka mbrojtur idenë se ai e do vendin e tij dhe e solli atë në një nivel të paprecedentë.

"Harry do të pendohet"

Trump foli edhe për Meghan Markle, Dukeshën e Sussex-it, gruan e Princit Harry, nipit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Trump duke akuzuar Markle për "mosrespektim" të mbretëreshës dhe familjes mbretërore tha se, "Unë nuk jam fans i tij. Nuk kam qenë që nga dita e parë. Mendoj se Harry u përdor tmerrësisht dhe mendoj se do të pendohet një ditë".

Duke argumentuar se marrëdhënia e Princit Harry me familjen e tij u shkatërrua, Trump gjithashtu tha se mbretëresha ishte lënduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın