Burç Eruygur
16 Maj 2023•Përditësim: 16 Maj 2023
Duke kritikuar deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, se Moska “tashmë e ka humbur gjeopolitikisht” luftën e saj në Ukrainë, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se “politika primitive e NATO-s” është ajo që ka humbur, transmeton Anadolu.
“Një person i bindur që e quajte veten president i Francës tha se Rusia tashmë ka humbur gjeopolitikisht dhe po shndërrohej në vasal të vendeve të tjera. Presidenti i Republikës u dëmtua padyshim nga shoqërimi me të droguarit e Kievit”, shkroi Medvedev në twitter.
Pra, theksoi Medvedev, “nëse vërtet ka pasur një humbje, është ajo politika primitive e NATO-s, me ambicien e saj themelore për të luajtur rolin e jashtëzakonshëm në shekullin e 21-të”.
Medvedev gjithashtu akuzoi Evropën se u bë një vasal i SHBA-së, duke pretenduar se në këtë proces ajo po dëmton ekonominë e saj dhe evropianët e zakonshëm.
Të dielën, Macron u tha mediave lokale se Rusia hyri në një “formë nënshtrimi” me Kinën dhe humbi qasjen e saj në Baltik, të cilën ai e përshkroi si një “disfatë gjeopolitike”.