Bota

Ish-presidenti Bill Clinton drejt përmirësimit të tij shëndetësor

Ish-presidenti Bill Clinton ka publikuar një video ku thotë se është në rrugë të mirë drejt shërimit pasi u shtrua në spital në Kaliforninë Jugore për 6 ditë për trajtimin e një infeksioni

Ekip  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Ish-presidenti Bill Clinton drejt përmirësimit të tij shëndetësor

New York

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka publikuar një video ku thotë se është në rrugë të mirë drejt shërimit pasi u shtrua në spital në Kaliforninë Jugore për 6 ditë për trajtimin e një infeksioni që nuk ka lidhje me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bill Clinton, 75-vjeç, i cili është kthyer të dielën në shtëpinë e tij në New York, në videon e së mërkurës tha se ishte i lumtur që ishte kthyer në shtëpi dhe se ishte "aq i prekur nga vërshimi i mbështetjes" që mori ndërsa ishte shtruar në spital javën e kaluar.

Ndihmësi i Clintonit tha se ish-presidenti kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por ishte në shërim dhe nuk kaloi kurrë në tronditje septike, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Clinton falënderoi gjithashtu mjekët dhe infermierët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine në Orange të Kalifornisë.

Në vitet që kur Clinton u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001, ai u përball me shqetësime shëndetësore. Në vitin 2004 ai iu nënshtrua një operacioni të katërfishtë bajpas, pasi përjetoi dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe pengesa në frymëmarrje. Ai u kthye në spital për intervenim kirurgjik të mushkërisë pjesërisht të dëmtuar në 2005 ndërsa në 2010 iu implantuan disa stentë në arterien koronare.

Kjo sfidë e detyroi që të zbatonte një dietë kryesisht vegane që shkaktoi humbje të peshës, për të cilën tha se i ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın