Bota

Ish-presidenti amerikan Bush e quan "shpëtimtar" Clyburn për zgjedhjen e Bidenit

Anëtari i lartë me ngjyrë i Kongresit Amerikan, Jim Clyburn tha se ish-presidenti George W. Bush e lavdëroi atë për rolin e tij si "shpëtimtar" në ndihmën që i dha presidentit Biden

Ekip   | 21.01.2021
Ish-presidenti amerikan Bush e quan "shpëtimtar" Clyburn për zgjedhjen e Bidenit

Washington DC

Anëtari i lartë me ngjyrë i Kongresit Amerikan, Jim Clyburn tha se ish-presidenti George W. Bush e lavdëroi atë për rolin e tij si "shpëtimtar" në ndihmën që i dha presidentit Joe Biden për të fituar në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i grupit të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Clyburn të mërkurën para gazetarëve tha se ish-presidenti republikan i kishte thënë atij përpara ceremonisë së përurimit se nëse ai nuk do t'i jepte Biden mbështetjen që i dha përpara zgjedhjeve të Karolinës së Jugut "ne sot nuk do të kishim këtë transferim të pushtetit".

Clyburn theksoi se Bush vazhdoi duke thënë se Biden ishte "i vetmi që mund të kishte mundur presidentin në detyrë", Donald Trump. Trump dhe familja Bush nuk u morën vesh.

Mbështetja kryesore e Clyburn përpara zgjedhjeve të demokratëve të Karolinës së Jugut ndihmoi në nominimin e Bidenit. Biden fitoi Karolinën e Jugut me një diferencë prej rreth 30 pikësh.

Clyburn, përfaqësuesi i vetëm demokrat i Karolinës së Jugut në Kongres, është senatori më jetëgjatë i demokratëve dhe anëtari i rangut të tretë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın