Bota

Ish-ministri saudit i Energjisë ndërron jetë në moshën 90-vjeçare

Trupi i Yamani-it do të varroset në varrezat Jannat al-Muallaa në vendlindjen e tij në Mekë në perëndim të Arabisë Saudite

Zehra Nur Düz   | 23.02.2021
Ish-ministri saudit i Energjisë ndërron jetë në moshën 90-vjeçare

Ankara

Ish-ministri saudit i Energjisë, Ahmed Zaki Yamani, arkitekti i politikave të naftës të mbretërisë, ka ndërruar jetë në Londër në moshën 90-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupi i Yamani-it do të varroset në varrezat Jannat al-Muallaa në vendlindjen e tij në Mekë në perëndim të Arabisë Saudite, raportoi televizioni Al Ekhbariya.

Yamani ka lindur në Mekë në vitin 1930. Ai diplomoi në Drejtësi në Universitetin e Kajros në vitin 1952 ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në SHBA.

Yamani shërbeu si ministër i Naftës dhe Burimeve Minerale nga viti 1962 deri në vitin 1986 dhe ishte një figurë me ndikim në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Sipas të përditshmes saudite Okaz, ai u quajt "kumbari i arit të zi" në Arabinë Saudite.

Gjatë mandatit të tij, ai dëshmoi ngjarje të mëdha, përfshirë embargon arabe të naftës në vitin 1973, kur anëtarët arabë të OPEC-ut imponuan embargo ndaj SHBA-së si përgjigje të vendimit të SHBA-së për të furnizuar sërish ushtrinë izraelite gjatë luftës arabo-izraelite dhe për të fituar fuqi në negociatat e paqes të pas luftës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın