Bota

Ish-lideri katalanas shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Duke folur në një konferencë shtypi në Belgjikë, ku u arratis pas referendumit në Katalonjë, Puigdemont tha se do të jetë kandidat i partisë Junts per Catalunya

Beyza Binnur Dönmez  | 10.04.2019 - Përdıtësım : 11.04.2019
Ish-lideri katalanas shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Ankara

Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi në Belgjikë, ku u arratis pas referendumit në Katalonjë, Puigdemont tha se do të jetë kandidat i partisë Junts per Catalunya.

Puigdemont gjithashtu njoftoi listën e kandidatëve për partinë.

Ish-ministrat rajonalë Clara Ponsati dhe Toni Comin gjithashtu morën pjesë në konferencën për shtyp.

Spanja shpërbëu parlamentin katalanas pasi qeveria e Katalonjës mbajti një referendum të paligjshëm për pavarësi në tetor të vitit 2017.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy zbatoi nenin 155 të Kushtetutës, i cili lejon Madridin të ndërhyjë në punët e brendshme të rajoneve autonome të vendit.

Puigdemont më pas u arratis nga Spanja në Belgjikë, dhe u mbajt i arretuar në Gjermani për 12 ditë nën një urdhër arresti të BE-së.

Ai u kthye në Bruksel pas lirimit të tij, ku vazhdoi të jetojë në azil.

Gjashtë ish-politikanë katalanas gjithashtu u larguan nga Spanja, ndërsa 12 u përballën me gjykim në Madrid, i cili vazhdon nga 12 shkurti.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın