Bota

Ish-kryeministri izraelit, Netanyahu ironizon me presidentin Biden

"Unë e pashë Bidenin shumë të kujdesshëm në intervistë", thuhet në postimin e Netanyahut

Mustafa Deveci  | 20.09.2021 - Përdıtësım : 20.09.2021
Ish-kryeministri izraelit, Netanyahu ironizon me presidentin Biden

Kuds

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ironizoi me momentet ku supozohet se presidentin amerikan, Joe Biden e zuri gjumi gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e Netanyahut në Facebook ai iu referua takimit Biden-Bennett më 27 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

"Unë e pashë Bidenin shumë të kujdesshëm në intervistë", thuhet në postimin e tij. Vlen të përmendet se Netanyahu duke deklaruar kështu ai uli kokën para dhe i mbylli sytë.

Me këtë lëvizje, shtypi izraelit shkroi se Netanyahu po i referohej pretendimeve se Biden kishte fjetur gjatë takimit të tij me Bennett.

Ai bëri një hap prapa

Pas lajmit, partia e Netanyahut, Likud në një deklaratë tha se ish-kryeministri kritikoi kryeministrin Bennett e jo presidentin Biden.

Shumë izraelitë, të udhëhequr nga deputetët e Likud, shpërndanë në llogaritë e tyre në mediat sociale videon ku dyshohet se Biden po flinte gjatë takimit të tij me Bennett.

Shtypi izraelit shkroi se Bidenin nuk e zuri gjumi gjatë takimit dhe se videoja në fjalë ishte montuar.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın