Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Ish-kryeministri i Katarit: Së shpejti mund të nënshkruhet një pakt arabo-izraelit

“Hapi tjetër i ‘marrëveshjes së shekullit’ do të ndiqet me një marrëveshje mos-agresioni midis Izraelit dhe vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përveç Egjiptit, Jordanisë dhe ndoshta edhe Marokut”, shkroi bin Jassim

Ekip  | 10.02.2020 - Përdıtësım : 11.02.2020
Ish-kryeministri i Katarit: Së shpejti mund të nënshkruhet një pakt arabo-izraelit

Doha

Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassim Al Thani, ka shkruar në rrjetet sociale se një marrëveshje mos-agresioni mund të nënshkruhet midis vendeve arabe dhe Izraelit si hap i ardhshëm i “planit të paqes” që SHBA e njoftoi për Lindjen e Mesme, i njohur si “marrëveshja e shekullit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Hapi tjetër i ‘marrëveshjes së shekullit’ do të ndiqet me një marrëveshje mos-agresioni midis Izraelit dhe vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përveç Egjiptit, Jordanisë dhe ndoshta edhe Marokut”, shkroi në Twitter bin Jassim.

Bin Jassim nuk sqaroi burimet e informacionit të tij.

Vetëm Egjipti dhe Jordania nga vendet arabe kanë lidhje diplomatike me Izraelin që ka pushtuar tokat arabe që nga viti 1967.

“Përmes këtyre premtimeve, këto vende synojnë të afrohen me SHBA-të, megjithëse ata e dinë se marrëveshja do të kundërshtohet nga shumica në Ligën Arabe”, shtoi bin Jassim.

Gjatë takimit të nivelit të shefave të diplomacisë të mbajtur në Egjipt javën e kaluar, vendet arabe me shumicë kundërshtuan “planin e paqes” të SHBA-ve, duke theksuar se plani “nuk përfshin të drejtat minimale të popullit palestinez”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 28 janar njoftoi të ashtuquajturën “marrëveshja e shekullit”, e cila Kudsit i referohet si “kryeqytet i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi shumë pjesë të pushtuara të Bregut Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të shtunën tha se vendi i tij ka filluar hartimin e hartave të pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar në përputhje me të ashtuquajturin “plan të paqes” të presidentit amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.