Bota

Irani, Rusia dhe Kina stërvitje të përbashkët detare në Detin Arabik

"Për herë të parë pas revolucionit po organizojmë stërvitje ushtarake trepalëshe me Rusinë dhe Kinën", ka thënë Muhamed Sheltuki, zyrtar ushtarak i Iranit

Ahmet Dursun   | 21.09.2019
Irani, Rusia dhe Kina stërvitje të përbashkët detare në Detin Arabik

Ankara

Irani do të mbajë stërvitje të përbashkët ushtarake detare me Rusinë dhe Kinën në Detin Arabik dhe në veri të Oqeanit Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muhamed Sheltuki, shefi i Departamentit të Diplomacisë Mbrojtëse dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Shtatmadhorisë së Iranit, njoftoi se së shpejti me këto dy shtete do të fillojë stërvitje ushtarake në ujërat ndërkombëtarë, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.

"Për herë të parë pas revolucionit po organizojmë stërvitje ushtarake trepalëshe me Rusinë dhe Kinën", ka thënë Sheltuki.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın