Bota, Koronavirusi

Irani regjistron rastet më të larta ditore me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Zyrtarët kanë paralajmëruar që shtrimet e përditshme në spital mund të arrijnë në 9.000 në javët e ardhshme pasi vala e pestë nuk ka arritur kulmin akoma

Ekip   | 26.07.2021
Irani regjistron rastet më të larta ditore me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Teheran

Irani sot ka regjistruar 31.814 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), numër rekord ditor që kur shpërtheu pandemia në vend vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi i goditur më keq në Lindjen e Mesme po ashtu regjistroi 322 viktima, fatalitetet më të larta ditore në valën e pestë të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 89.122. Numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 3,72 milionë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 3.566 persona u shtruan në spital në 24 orët e fundit. Zyrtarët kanë paralajmëruar që shtrimet e përditshme në spital mund të arrijnë në 9.000 në javët e ardhshme pasi vala e pestë nuk ka arritur kulmin akoma.

Irani është duke u ndeshur me një valë të re të pandemisë të drejtuar nga varianti Delta, i cili filloi në pjesët jugore të vendit muajin e kaluar, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të dëmtuar nga sanksionet.

Ritmi i ngadaltë i vaksinimit në masë e ka bërë luftën më të vështirë. Gjithsej 8,14 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 2,42 milionë kanë administruar të dyja dozat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın