Bota

Irani: Nëse Perëndimi tregon vullnet të mirë, mund të arrihet marrëveshje e mirë në Vjenë

"Nëse Perëndimi tregon vullnet të mirë, mund të arrihet një marrëveshje e mirë. Ne po kërkojmë dialog të arsyeshëm, të matur dhe të orientuar drejt rezultateve", tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian

Ahmet Dursun  | 02.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Irani: Nëse Perëndimi tregon vullnet të mirë, mund të arrihet marrëveshje e mirë në Vjenë

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka deklaruar se mund të arrihet një marrëveshje në negociatat që vazhdojnë mbi programin bërthamor në Vjenë nëse vendet perëndimore tregojnë "vullnet të mirë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në twitter, kryediplomati iranian vlerësoi bisedimet midis Iranit dhe palëve në marrëveshjen bërthamore në Vjenë të Austrisë.

Ai tha se ishte në kontakt të përditshëm me Ali Bagherin, kryenegociator dhe zëvendësministër i Jashtëm që përfaqësonte Iranin në takime dhe sipas tij bisedimet po përparojnë në përputhje me prioritetet bazë si serioziteti dhe heqja e sanksioneve.

"Nëse Perëndimi tregon vullnet të mirë, mund të arrihet një marrëveshje e mirë. Ne po kërkojmë dialog të arsyeshëm, të matur dhe të orientuar drejt rezultateve", tha Abdollahian.

Raundi i shtatë i bisedimeve midis Iranit dhe palëve në marrëveshjen bërthamore, në të cilin u negociua rikthimi i marrëveshjes dhe kthimi i SHBA-së në marrëveshje, rifilloi më 29 nëntor pas një ndërprerjeje prej pesë muajsh.

Nën koordinimin e Bashkimit Evropian (BE), në bisedime marrin pjesë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania (4+1) dhe në mënyrë indirekte merr pjesë edhe SHBA-ja, e cila u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın