Bota

Irani njofton kapjen e liderit të grupit anti-regjim të organizuar në SHBA

"Jamshid Sharmahd, udhëheqësi i organizatës terroriste Tondar, e cila kryen operacione të armatosura dhe operacione sabotimi në Iran të drejtuara nga SHAB, është kapur nga Ministria e Inteligjencës", thuhet në një njoftim të ministrisë

Ahmet Dursun   | 01.08.2020
Irani njofton kapjen e liderit të grupit anti-regjim të organizuar në SHBA

Ankara

Irani njoftoi se është kapur udhëheqësi i një grupi anti-regjim të organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili akuzohet për organizimin e akteve terroriste në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Jamshid Sharmahd, udhëheqësi i organizatës terroriste Tondar, e cila kryen operacione të armatosura dhe operacione sabotimi në Iran të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, është kapur nga Ministria e Inteligjencës", thuhet në një njoftim të Ministrisë iraniane të Inteligjencës.

Organizata kundër regjimit dhe pro-monarkiste me qendër në SHBA, e njohur si Tondar dhe Asambleja e Mbretërisë së Iranit, akuzohet për organizimin e akteve të armatosura dhe sabotazhe në gjithë vendin si dhe për një akt terrorist në qytetin Shiraz më 12 prill 2018, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 215 të tjerë.

Jamshid Sharmahd, i cili thuhet të jetë drejtuesi i organizatës, njihet për aktivitetet mediatike kundër Iranit në në shtetin e Kalifornisë.

Mediat amerikane më herët kanë raportuar se inteligjenca iraniane u përpoq ta vriste Sharmehd-in në vitin 2009 në Los Angeles.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın