Bota

Irani konfiskon një tanker të naftës, arreston 11 persona në bord

Sipas raportimeve, Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një tanker që mbante 250.000 litra naftë të dielën

Mahmoud Barakat  | 16.09.2019 - Përdıtësım : 17.09.2019
Irani konfiskon një tanker të naftës, arreston 11 persona në bord

Teheran

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 11 persona në bordin e një tankeri të naftës të konfiskuar në brigjet e provincës jugore Hormozgan për kontrabandim të dyshuar të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në mediat lokale, Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një tanker që mbante 250.000 litra naftë të dielën.

Mjeti lundrues është ndaluar në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa raportohet se ai po shkonte në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Personat e ndaluar janë transferuar në gjyqësorin iranian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın