Bota

"Irani i gatshëm për bisedime, por pa kaluar vijat e kuqe"

"Konsumi i karburanteve në vend është pakësuar mesatarisht me 20 milionë litra në ditë. Dhe, kjo nënkupton se mund të rrisim eksportet tona të karburanteve", tha Rouhani

Ahmet Dursun  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 11.12.2019
"Irani i gatshëm për bisedime, por pa kaluar vijat e kuqe"

Ankara

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, tha se për kapërcimin e problemeve me burim sanksionet në vend do të përdorin çdo mënyrë, përfshirë edhe bisedimet, por se nuk do të lejojnë tejkalimin e vijave të kuqe të shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Rouhani gjatë takimit të Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran ka bërë vlerësime lidhur me politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Në fjalën e tij, Rouhani ka mbrojtur vendimin për rritjen e çmimeve të karburanteve i cili shkaktoi protesta muajin e kaluar në vend.

"Konsumi i karburanteve në vend është pakësuar mesatarisht me 20 milionë litra në ditë. Dhe, kjo nënkupton se mund të rrisim eksportet tona të karburanteve", tha Rouhani.

Ai theksoi se rreth 7.1 miliardë dollarë të ardhura që do të fitohen nga rritja e çmimit të karburanteve do t‘i shpërndahen në mënyrë të drejtpërdrejt popullatës.

"Ne jemi të vetëdijshëm se popullata ka vështirësi për të përballuar jetesën për shkak të sanksioneve të SHBA-ve", deklaroi Rouhani, duke mbrojtur idenë e tij se disa institucione të medias në vend i reflkektojnë ndryshe hapat që qeveria ka hedhur në këtë çështje.

"Padyshim që ndikojnë në jetesën e popullatës edhe problemet që shfaqen nga ulja e të ardhurave të shtetit, nga bankat dhe kryesisht nga eksportet e naftës. Ose duhet të kapërcejmë sanksionet ose duhet ta bëjmë armikun që të pendohet", tha presidenti iranian.

Ai tha se qeveria është e vendosur të kapërcejë sanksionet dhe të eliminojë problemet e popullit. Rouhani theksoi se qeveria me prodhimin e brendshëm, por edhe me mënyra të tjera si bisedimet, është e vendosur që pa tejkaluar vijat e kuqe të shtetit të bëjë të pavlefshmëm komplotin e sanksioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın