Bota

Irani godet me artileri zonat kufitare në qytetin irakian Erbil

Garda Revolucionare e Iranit më 6 shtator njoftoi se mund të vendosin në shënjestër pjesën veriore të Irakut për të eliminuar disa "grupe terroriste" në Administratën Rajonale Kurde të Irakut

Bekir Aydoğan   | 09.09.2021
Irani godet me artileri zonat kufitare në qytetin irakian Erbil

Erbil

Irani ka goditur me artileri të topave rajonet kufitare në lidhura me qytetin Erbil të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i rajonit Sidekan të Erbilit, İhsan Çelebi, lidhur me ngjarjen në një deklaratë për transmetuesin "Kurdistan 24" me qendër në Erbil tha se njësitë artilerike të Iranit goditën në orët e para të mëngjesit rajonin Sidekan.

Garda Revolucionare e Iranit më 6 shtator njoftoi se mund të vendosin në shënjestër pjesën veriore të Irakut për të eliminuar disa "grupe terroriste" në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (IKRG).

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit më 8 shtator 2018 goditi me raketa balistike një kamp të Partisë Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila operon në Erbil. Në sulm, përfshirë emra të nivelit të lartë humbën jetën 16 anëtarë të partisë në fjalë ndërsa u plagosën rreth 40 persona të tjerë.

Partia Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila nga Irani njihet si organizatë terroriste, pas tërheqjes së saj nga Irani që nga viti 1991 ajo strehohet në kampet që i ka dhënë partia KDP (Kurdistan Democratik Party) dhe PUK (Patriotik Union of Kurdistan).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın