Bota

Irani: EBA do të jetë përgjegjëse për destabilizimin nga prania e Izraelit në rajon

"Administrata e Abu Dabit duhet ta dijë se EBA do të jenë përgjegjës për destabilizimin dhe prishjen e qetësisë me burim nga prania e Izraelit në këtë rajon", tha Khatibzadeh

Mustafa Melih Ahıshalı  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 19.07.2021
Irani: EBA do të jetë përgjegjëse për destabilizimin nga prania e Izraelit në rajon

Stamboll

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh tha se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të jenë përgjegjës për destabilizimin dhe prishjen e qetësisë nga prania e Izraelit në këtë rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas medias iraniane, Khatibzadeh në një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në rajon foli për hapjen e ambasadës së EBA-së në territoret e pushtuara nga Izraeli. Khatibzadeh tha se Izraeli me këto rrugë po rend pas legjitimitetit.

"Administrata e Abu Dabit duhet ta dijë se EBA do të jenë përgjegjës për destabilizimin dhe prishjen e qetësisë me burim nga prania e Izraelit në këtë rajon", tha Khatibzadeh.

Ambasada e EBA-së në Izrael u hap më 14 korrik në Tel Aviv me një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Ndërsa ambasada e Izraelit në kryeqytetin Abu Dabi në EBA, hyri në funksion më 29 qershor.

EBA dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në një ceremoni që u mbajt më 15 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın