Bota

Irani: Anëtarësimi i Izraelit në CENTCOM është kërcënim për rajonin

Shefi i shtabit të përgjithshëm iranian, Bagheri tha se përfshirja e Izraelit në Komandën e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) dhe kryerja e stërvitjes përbën kërcënim për rajonin

Mustafa Melih Ahıshalı  | 27.06.2022 - Përdıtësım : 28.06.2022
Irani: Anëtarësimi i Izraelit në CENTCOM është kërcënim për rajonin

Istanbul

Shefi i shtabit të përgjithshëm iranian, Mohammad Bagheri tha se përfshirja e Izraelit në Komandën e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) dhe kryerja e stërvitjes përbën kërcënim për rajonin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë gjysmë zyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, Bagheri u takua në Teheran me homologun e tij pakistanez Nadeem Raza.

"Anëtarësimin e Izraelit në CENTCOM, vendosjen e pajisjeve dhe praninë e tij në stërvitje e konsiderojmë si një kërcënim për rajonin dhe ne reagojmë ndaj kësaj", tha Bagheri.

Ai vuri në dukje se përpjekjet e zyrtarëve dhe autoriteteve ushtarake të Iranit dhe Pakistanit në vitet e fundit kanë kontribuar për zhvillimin e marrëdhënieve dhe se qeveria e Teheranit tregon kujdes për marrëdhëniet e mira me fqinjët e saj.

Në fjalën e tij duke folur për zhvillimet në Afganistan, Bagheri tha: "Çështja e Afganistanit është një nga çështjet më efektive mes Iranit dhe Pakistanit. Nëse merren parasysh kushtet në Afganistan, pjesëmarrja e grupeve të tjera etnike në administratë do të luajë një rol konstruktiv në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në të ardhmen e këtij vendi".

"Ne jemi të shqetësuar nga zhvillimi i terrorizmit në Afganistan. Kemi plane për këtë çështje dhe besojmë se këto probleme mund të zgjidhen me bashkëpunimin e Iranit dhe Pakistanit. Nuk ka nevojë për ndërhyrjen e vendeve të huaja", tha ai.

Pentagoni në janarin e vitit të kaluar duke bërë ndryshim në Planin e Komandës së Bashkuar, njoftoi heqjen e Izraelit nga juridiksioni i Komandës së Forcave Evropiane dhe përfshirjen e tij nën juridiksionin e CENTCOM.

Kenneth McKenzie, komandanti i Komandës së Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) në një fjalim në një seminar të mbajtur në muajin shkurt nga Instituti Middle East, mbrojti idenë e tij se CENTCOM do të bashkojë vendet e Gjirit kundër kërcënimit të Iranit dhe deklaroi se "Një sistem i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore me Izraelin do të sillte një avantazh të madh. Së bashku mund të zhvillojmë aftësi më të fuqishme dhe më unike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.