Iran, zjarr në rafinerinë më të madhe të naftës në vend
Zjarri shpërtheu në rafnerinë më të madhe të Iranit, e cila ndodhet në qytetin Abadan në kufirin me Irakun, kurse në vijim janë hetimet rreth shkaqeve të zjarrit
Teheran
Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në kompleksin e rafinerisë së naftës në provincën Huzistan të Iranit jugperëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu në rafnerinë më të madhe të Iranit, e cila ndodhet në qytetin Abadan në kufirin me Irakun.
Zëdhënësi i rafinerisë Seyid Ali Nurbahshi tha se zjarri shpërtheu pas një rrjedhjeje të naftës në Sektorin e 55-të dhe se me një reagim të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, duke u parandaluar një katastrofë e madhe.
Një hetim pritet të përcaktojë shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në vazhdën e një krize të thellë politike dhe të sigurisë në Gjirin Persik, që ka rezultuar në disa raste me sulme ndaj fabrikave kryesore të naftës dhe tankerëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.