Bota

Iran, shënohet numri i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se me 147 vdekjet e reja në vend ka arritur në 10.817 numri gjithsej i vdekjeve

Muhammet Kurşun   | 30.06.2020
Iran, shënohet numri i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Teheran

Në Iran shënohen edhe 147 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve ditore të regjistruara që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se me 147 vdekjet e reja në vend ka arritur në 10.817 numri gjithsej i vdekjeve.

Ndërsa me 2.457 raste të reja ka arritur në 227.662 numri gjithsej i rasteve tha Lari, e cila ka shtuar se deri më tani ka arritur në 188.758 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo tha se 3.049 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se arrin në 1.666.587 numri i testeve të kryera në vend.

Lari theksoi se rajonet Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor janë përcaktuar "zonë e kuqe" dhe se rajonet Ilam, Sistan-Baluchestan, Lorestan dhe Golestan janë përcaktuar "rajone të rrezikuara".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın