Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 3.739 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë u testuan 2.274 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 60.500

Mustafa Melih Ahıshalı  | 06.04.2020 - Përdıtësım : 06.04.2020
Iran, rritet në 3.739 numri i të vdekurve nga COVID-19

Stamboll

Irani ka raportuar 136 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.739 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë u testuan 2.274 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 60.500.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet 24.236 persona, ndërkohë që 4.083 pacientë janë në gjendje kritike.

Virusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Kom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın