Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 4.232 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 122 vdekje dhe 1.972 raste të reja

Ahmet Dursun   | 10.04.2020
Iran, rritet në 4.232 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ankara

Me 122 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran rritet në 4.232 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 122 vdekje dhe 1.972 raste të reja.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 4.232, ndërsa numri i rasteve në 68.192, njoftoi Jahanpour i cili informoi se 3.969 prej atyre që trajtohen nëpër spitale ndodhen në gjendje kritike.

Më tej Jahanpour është shprehur se që nga dje e deri më sot janë shëruar 3.156 persona duke e rritur në gjithsej 35.465 numrin e personave të liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Zëdhënësi Jahanpour tha se deri më sot në të gjithë vendin numri i personave të testuar për COVID-19 arrin në 242.568.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın