Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 4.110 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 117 vdekje të reja dhe 1.634 raste të reja të infektimeve

Ahmet Dursun   | 09.04.2020
Iran, rritet në 4.110 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ankara

Në Iran numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) rritet në 4.110, ndërsa numri i rasteve në 66.000 për të cilët bëhet e ditur se është shënuar një ulje në numrin e këtyre shifrave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 117 vdekje të reja dhe 1.634 raste të reja të infektimeve.

Në këtë mënyrë numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 4.110, ndërsa numri i rasteve në 66.220 ka konfirmuar Jahanpour i cili ka shtuar se 3.918 prej të sëmurëve që ndodhen nën trajtim janë në gjendje kritike.

- Zhvillime pozitive

Në anën tjetër bëhet e ditur se numri i rasteve të deklaruara sot është shifra më e ulët ditore që prej 23 marsit e deri më sot, ndërsa vdekjet e ditës së sotme janë vlerësuar si numri i më i ulët në një ditë në periudhën e 25 ditëve të fundit.

Zëdhënësi i ministrisë gjithashtu njoftoi se që nga dje janë shëruar dhe larguar nga spitali 2.497 persona ku dhe numri gjithsej i të shëruarve është në 32.309.

Jahanpour theksoi më tej se deri më sot në të gjithë vendin numri i personave të testuar për COVID-19 arrin në 231.393.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın