Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 2.234 numri i të vdekurve nga COVID-19

Jahanpour tha se në vend janë shtuar 2.389 raste të reja çka e ka rritur në 29.406 numrin e të prekurve nga COVID-19

Mustafa Melih Ahıshalı   | 26.03.2020
Iran, rritet në 2.234 numri i të vdekurve nga COVID-19

Teheran

Në 24 orët e fundit në Iran janë shënuar 157 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), çka e ka rritur në 2.234 numrin e të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në vend janë shtuar 2.389 raste të reja çka e ka rritur në 29.406 numrin e të prekurve nga COVID-19.

Ai shtoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitali 10.457 persona që janë trajtuar për shkak të koronavirusit.

Koronavirusi i ri për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın