Bota

Iran, që nga 6 marsi mbi 600 të vdekur nga alkooli toksik

Gjatë epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është rritur edhe numri i helmimeve me alkool toksik dhe të falsifikuar i cili përdoret kundër virusit

Ahmet Dursun  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Iran, që nga 6 marsi mbi 600 të vdekur nga alkooli toksik

Ankara

Mbi 600 persona kanë vdekur nga alkooli toksik në Iran që nga 6 marsi i këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është rritur edhe numri i helmimeve me alkool toksik dhe të falsifikuar i cili përdoret kundër virusit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, zëdhënësi i gjyqësorit në vend Ghulam Hussain Ismaili ka thënë se për shkak të alkoolit toksik qindra persona e kanë humbur jetën.

"Konsumi i alkoolit nuk është një mjet trajtimi kundër COVID-19, por është vdekjeprurës", tha ai.

"Në mbarë vendin janë helmuar mbi 3.000 persona ndërsa mbi 600 kanë vdekur", tha Ismaili.

Ai tha se shumë persona që prodhojnë alkool janë kapur dhe do të dënohen rëndë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın