Bota

Iran, politikani reformist Mehralizadeh tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale

Pretendohet se Mehralizadeh është tërhequr në favor të kandidatit tjetër, Abdolnasser Hemmati, i cili njihet për afërsinë me reformistët

Mustafa Melih Ahıshalı  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Iran, politikani reformist Mehralizadeh tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale

Stamboll

Politikani reformist, Mohsen Mehralizadeh, një prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të premten në Iran, njoftoi tërheqjen e tij nga gara për zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Mehralizadeh i ka paraqitur Ministrisë së Punëve të Brendshme letrën e tij për tërheqjen nga zgjedhjet presidenciale që do të mbahen ditën e premte më 18 qershor.

Pretendohet se Mehralizadeh është tërhequr në favor të kandidatit tjetër, Abdolnasser Hemmati, i cili njihet për afërsinë me reformistët.

Krahas ish-kreut të Bankës Qendrore të Iranit, Hemmati, në zgjedhje pritet të marrin pjesë edhe disa kandidatë të tjerë, si kreu i gjyqësorit Ebrahim Raisi, ish-komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Vlerësimin e Përshtatmërisë, Mohsen Rezaee, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe kryenegociatori mbi programin bërthamor, Saeed Jalili, deputeti Amir Hossein Ghazizadeh Hashemi dhe deputeti Alireza Zakani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.