Zehra Nur Düz
26 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Irani sot konfirmoi 109 vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 10.239, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe 2.628 njerëz tjerë u testuan pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 217.724, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari.
Ajo shtoi se gjithsej 177.752 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet deri më tani, duke shtuar se 2,914 mbeten në gjendje kritike.
Deri tani janë kryer mbi 1.55 milion testime, theksoi Lari.