Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Iran, në 24 orët e fundit humbën jetën 156 persona nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9.069 raste të reja me COVID-19 dhe 1.277 nga këta janë shtruar në spitale

Muhammet Kurşun   | 26.10.2021
Iran, në 24 orët e fundit humbën jetën 156 persona nga COVID-19

Teheran

Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 156 viktima, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve shkoi në 125.519, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9.069 raste të reja me COVID-19 dhe 1.277 nga këta janë shtruar në spitale.

Numri i rasteve u rrit në 5.877.456 dhe me vdekjen e 156 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 125.519.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 4.184.

Në Iran, shtet me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot 51.455.291 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 30.950.480 dozën e dytë dhe 57.500 të tjerë edhe dozën e tretë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë aplikuar 82.473.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın