Bota, Koronavirusi

Iran, konfirmohet infektimi me COVID-19 tek një foshnje dyjavëshe

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptome të infektimit me koronavirus

Ahmet Dursun  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Iran, konfirmohet infektimi me COVID-19 tek një foshnje dyjavëshe

Ankara

Në Iran është konfirmuar infektimi me koronavirusin e ri (COVID-19) tek një foshnje dyavëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, për agjencinë IRNA tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptome të infektimit me koronavirus.

Duke theksuar se foshnja ka lindur para dy javëve, Sadkam tha se nuk kanë pritur transmetimin e infektimit tek foshnja.

Sadkam konfirmoi se foshnja ka qenë pozitiv ndaj koronavirusit dhe se është shtrirë në spital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın