Bota

Iran, ish-ministri i Inteligjencës bllokoi Rafsanjanin të bëhej president në vitin 2013

"Unë shkrova në dy faqe përfitimet dhe dëmet e miratimit të kandidaturës së Rafsanjanit. Unë e bëra këtë bazuar në interesat e regjimit", tha Muslihi

Muhammet Kurşun  | 14.06.2021 - Përdıtësım : 15.06.2021
Iran, ish-ministri i Inteligjencës bllokoi Rafsanjanin të bëhej president në vitin 2013

Teheran

Ish-ministri i Inteligjencës së Iranit, Haydar Muslihi tha se me raportin e përgatitur në vitin 2013, ai parandaloi ish-presidentin Ali Akbar Hashemi Rafsanjani të bëhej sërish president, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë nëpërmjet videos të publikuar në mediat sociale, ministri i Inteligjencës në periudhën e Mahmud Ahmadinejad, Muslihi foli për veton e kandidaturës presidenciale të Rafsanjanit, i cili luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi Iranin drejt revolucionit.

Duke kujtuar se Rafsanjani, i cili ishte president i Iranit për dy mandate pas revolucionit, ishte sërish kandidat në zgjedhjet e vitit 2013, Muslihi deklaroi se si Ministria e Inteligjencës në raportin që ata paraqitën në Këshillin e Kujdestarëve të Kushtetutës (AKK), vlerësuan se Rafsanjani do të fitonte zgjedhjet dhe se nuk do të ishte në interes të regjimit.

"Unë shkrova në dy faqe përfitimet dhe dëmet e miratimit të kandidaturës së Rafsanjanit. Unë e bëra këtë bazuar në interesat e regjimit. Unë tërhoqa vëmendjen për kostot e bazuara në mbrojtjen e regjimit. Unë arrita në përfundim se vetoja e kandidimit të tij do të ishte në interes të regjimit. Unë rendita provat. Ndoqa gjithashtu mbledhjet e (AKK) dhe u thashë atyre se çfarë mendoj", tha Muslihi.

Pas revolucionit, Rafsanjani shërbeu si kryetar i Asamblesë më 1980-1989, Presidencë më 1989-1997, kryetar i Asamblesë së Ekspertëve më 2007-2011 dhe më në fund si kryetar i Këshillit për Diagnostikimin e Përfitimit të Urdhrit.

Ali Akbar Hashemi Rafsanjani është një nga figurat e rëndësishme të politikës iraniane i cili ndërroi jetë më 8 janar 2017.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın