Bota

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin me 290 vende, kanë të drejtë vote 57 milionë e 918 mijë qytetarë në 55 mijë vendvotime në 208 zona votimi

Muhammet Kurşun  | 21.02.2020 - Përdıtësım : 21.02.2020
Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare ( Fatemeh Bahrami - Anadolu Agency )

Teheran

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës së 11-të parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin me 290 vende, kanë të drejtë vote 57 milionë e 918 mijë qytetarë në 55 mijë vendvotime në 208 zona votimi.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në 15.30 dhe nëse do të jetë e nevojshme ky afat mund të zgjatet deri në 24.00 nga Qendra Zgjedhore e Iranit.
Për 16.033 persona që kanë aplikuar është miratuar kandidimi i 7.148 personave, ku sipas kësaj janë në garë 24 kandidatë për çdo mandat deputeti në parlamentin me 290 vende.

Është parashikuar që udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, të votojë në vendvotimin e ngritur pranë shtëpisë së tij, ndërsa nuk janë njoftuar vendvotimet se ku do të votojnë presidenti Hassan Rouhani dhe kryeparlamentari Ali Larijani.

Teherani është rajoni i cili do të dërgojë numrin më të madh me 35 deputetë në parlament, ndërsa nga rajonet e tjera si Elburz, İlam, Kum dhe Kohgiluye-Buyer Ahmed do të zgjidhen 3 deputetë.

Në vend janë 2 milionë e 931 mijë e 716 votues që votojnë për herë të parë, ndërsa është theksuar se rezultatet e votimit do të fillojnë të njoftohen që nga mëngjesi i ditës së nesërme.

- Pritet pjesëmarrje e ulët

Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ulët për shkak të faktit se ndaj shumë kandidatëve që aplikuan në zgjedhje u vendos veto nga Këshilli i Mbrojtësve të Kushtetutës dhe veçanërisht për shkak se votuesit e krahut të reformistëve kanë pritshmëri të ulët në drejtimin se "mund të ndryshojë ndonjë gjë me zgjedhjet".

Autoritetet e shëndetësisë i kanë bërë thirrje popullatës në qytetin Kum pranë kryeqytetit Teheran që të mos dalin jashtë, të jenë të kujdesshëm dhe të vendosin maska për shkak të humbjes së jetës të dy personave të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19). Gjithashtu edhe shfaqja e rasteve të virusit në vend theksohet se do të jetë një faktor i rëndësishëm për rënien e pjesëmarrjes në votime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın