Bota

Iran, arrin në afro 125 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 5.833.525 ndërsa numri i viktimave në 124.763

Muhammet Kurşun   | 21.10.2021
Iran, arrin në afro 125 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Teheran

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran si pasojë e COVID-19 humbën jetën 178 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.788 raste të reja ndërsa 1.654 nga këta janë shtruar në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 5.833.525 ndërsa numri i viktimave në 124.763.

Në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve në të gjithë vendin po trajtohen 4.486 pacientë me COVID-19.

Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorë deri më sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 50.036.416 persona ndërsa dozën e dytë 27.604.934 të tjerë.

Në Iran që nga fillimi i fushatës së vaksinimit deri më tani janë aplikuar 77.641.350 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın