Bota

Iran, 4 të vdekur nga përmbytjet në jugperëndim të vendit

Përmbytjet kanë përfshirë provincat Fars, Khuzistan dhe Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, me çka katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një person mbetet i zhdukur

Elaheh Salari,Mustafa Melih Ahıshalı   | 30.03.2020
Iran, 4 të vdekur nga përmbytjet në jugperëndim të vendit

Teheran

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muxhteba Halidi, zëdhënës i Agjencisë Humanitare të Emergjencave, ka thënë se përmbytjet kanë përfshirë provincat Fars, Khuzistan dhe Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, me çka katër persona kanë humbur jetën, raportoi Agjencia Iraniane Laburiste e Lajmeve (ILNA).

Halidi tha se një person në qytetin Dezful në provincën Khuzistan është zhdukur pasi është rrëmbyer nga ujërat.

Ndryshe, 14 persona humbën jetën javën e kaluar nga përmbytjet në juglindje të vendit, të cilat po ashtu shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın