Muhammet Kurşun
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Në Iran, 129 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.063 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 395.488, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 22.798.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 340.842 persona, ndërkohë që 3.728 pacientë janë në gjendje kritike.
Deri më tani, vendi ka kryer 3.483.727 teste.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.