Ali H. M.Abo Rezeg
27 Shkurt 2019•Përditësim: 28 Shkurt 2019
Iraku është gati të transferojë anëtarët joirakianë të grupit terrorist DEASH në vendet e tyre, tha sot kryeministri irakian, Adel Abdul-Mahdi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Iraku është gati të ndihmojë ose duke dëbuar këta të arrestuar në vendet e tyre ose duke provuar këta që dyshohen për kryerje të krimeve. Iraku ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë në transferimin e këtyre elementeve në vendet e tyre", tha Abdul-Mahdi, në një konferencë shtypi në Bagdad.
Komentet e kryeministrit të Irakut erdhën në mesin e dallimeve në Irak se si të merren me çështjen e të burgosurve të DEASH-it. Sa i përket militantëve të DEASH-it, vendet e të cilëve refuzojnë t'i marrin ata, Abdul-Mahdi tha se mund të gjykohen para gjykatave irakiane.
Në fund të vitit 2017, Bagdadi shpalli fitore mbi grupin terrorist famëkeq pas një lufte trevjeçare që përfundoi me rënien e Mosulit, bastionin e fundit të madh të DEASH-it në Irak.
Megjithatë, ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër "celulave të heshtura" të DEASH-it, të cilat zyrtarët pretendojnë se janë ende aktive në disa pjesë të vendit.