Bota

Irak, sulm me dron në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit ku ndodhen edhe ushtarët amerikanë

Në aeroport janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe se pas sulmit janë marrë masat e sigurisë

Bekir Aydoğan   | 12.09.2021
Irak, sulm me dron në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit ku ndodhen edhe ushtarët amerikanë

Erbil

Në aeroportin ndërkombëtar "Erbil" në të cilin ndodhen edhe ushtarët amerikanë në qytetin Erbil të Irakut është kryer një sulm me mjet ajror pa pilot (dron), transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësia e anti-terrorit në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (IKRG) bëri një deklaratë lidhur me sulmin ndaj aeroportit të Erbilit.

Në deklaratë thuhet se aeroporti ndërkombëtar "Erbil" u sulmua me dron të ngarkuar me shpërthyes.

Më tej bëhet e ditur se në aeroport janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe se pas sulmit janë marrë masat e sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın