Bota

Irak, qyteti antik Ur që besohet të jetë vendlindja e profetit Ibrahim do të restaurohet

Drejtori i Administratës së Antikiteteve në Ministrinë e Kulturës, Leys Majid tha se misionet e huaja do të mirëmbajnë dhe restaurojnë qytetin antik Ur

Zeynep Hilal Karyağdı Duran   | 19.07.2021
Irak, qyteti antik Ur që besohet të jetë vendlindja e profetit Ibrahim do të restaurohet

Bagdad

Qyteti antik Ur në Irak që besohet të jetë vendlindja e profetit Ibrahim do të restaurohet nga misionet e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Administratës së Antikiteteve në Ministrinë irakiane të Kulturës, Leys Majid për agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve INA tha se punimet e restaurimit të monumenteve historike në Irak vazhdojnë. Ai theksoi se punimet fituan një dimension të ri pas vizitës në mars të kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut.

Në këtë kontekst, Majid theksoi se misionet e huaja do të mirëmbajnë dhe restaurojnë qytetin antik Ur. Ai nuk dha informacione në lidhje me misionet e përmendura.

Majid shtoi se ka plane që qyteti Ur dhe rajoni i kënetave të jenë të përshtatshme për vizita turistike dhe për restaurimin e monumenteve historike.

I vendosur në provincën Zikar (Nasiriyah) të Irakut, kryeqyteti 4.500-vjeçar i sumerëve, qyteti Ur besohet se është vendlindja e profetit Ibrahim dhe konsiderohet si një nga djepet e civilizimit.

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa i cili qëndroi në Irak më 5-8 mars vizitoi gjithashtu qytetin Ur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın