Bota

Irak, një sulm me raketa shënjestron kompaninë e naftës

Një oficer i policisë lokale tha se sulmi nuk shkaktoi dëme materiale apo humbje në njerëz

Ekip   | 31.07.2021
Irak, një sulm me raketa shënjestron kompaninë e naftës

Bagdad

Një sulm me raketa ka shënjestruar një kompani të naftës në provincën veriore Salahuddin të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

"Individë të paidentifikuar gjuajtën një raketë në drejtim të selisë së kompanisë 'Mosafi Al-Shamal' në provincë", tha për AA një oficer i policisë lokale, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ai tha se sulmi nuk shkaktoi dëme materiale apo humbje në njerëz.

Kompania e naftës 'Masaf Al-Shamali', e cila posedon disa rafineri të naftës në qytetin Baiji, ka një kapacitet prodhimi prej 100 mijë fuçi nafte në ditë.

Rafineria e naftës në qytetin Baiji, e cila është më e madhja në Irak, në verën e vitit 2014 u dëmtua rëndë si rezultat i luftimeve për kontrollin e terrorit nga grupi terrorist DEASH, para se të restaurohej në vitin 2015.

Javën e fundit, linjat e transmetimit të energjisë elektrike kanë qenë objekt i sulmeve nga militantët e dyshuar të DEASH-it në provincat veriore Salahuddin, Diyala dhe Kirkuk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın