Bota

Irak, kapet terroristi i DEASH-it i njohur si "guvernatori i Bagdadit"

Njësia e Sigurisë Kombëtare, pranë Qeverisë së Irakut, kreu një operacion në tre provinca me synimin për të kapur të ashtuquajturin "guvernator të DEASH-it për Bagdadin"

Gülşen Topçu  | 20.07.2021 - Përdıtësım : 20.07.2021
Irak, kapet terroristi i DEASH-it i njohur si "guvernatori i Bagdadit"

Bagdad

Ministria e Mbrojtjes së Irakut njoftoi se ka arrestuar një nga figurat e rangut të lartë të organizatës terroriste DEASH, i njohur si "Guvernatori i Bagdadit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësia e Sigurisë Kombëtare, pranë Qeverisë së Irakut, kreu një operacion në tre provinca me synimin për të kapur të ashtuquajturin "guvernator të DEASH-it për Bagdadin", sipas një deklarate nga rrjeti medial i sigurisë.

Thuhet se personi i cili është i njohur si një nga figurat udhëheqëse të DEASH-it, emri i të cilit nuk u përmend, pranoi se ka drejtuar një numër sulmesh terroriste ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë dhe se ishte duke përgatitur sulm në kryeqytetin, Bagdad.

Në muajt e fundit, terroristët e DEASH-it kanë intensifikuar aktivitetet terroriste dhe sulmet në Irak, veçanërisht në zonën midis Kirkukut, Saladinit dhe Diyalas, i njohur si "Trekëndëshi i Vdekjes".

Megjithëse autoritetet irakiane shpallën fitoren mbi terroristët e DEASH-it në vitin 2017, të ashtuquajturat "celulat e heshtura" terroriste janë akoma aktive në disa periferi të Irakut dhe paraqesin kërcënim të vazhdueshëm ndaj sigurisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın