Bota

Irak, kapet një nga pasardhësit potencialë të kreut të DEASH-it, Baghdadi

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se Abdulnasser Qardash është kapur gjatë një operacioni të organizuar nga agjencia e inteligjencës

İdiris Okuduci  | 20.05.2020 - Përdıtësım : 21.05.2020
Irak, kapet një nga pasardhësit potencialë të kreut të DEASH-it, Baghdadi

Stamboll

Autoritetet irakiane kanë kapur anëtarin e organizatës terroriste DEASH, Abdulnasser Qardash, i cili është përmendur në mesin e pasardhësve të mundshëm të ish-kreut të vrarë të organizatës terroriste, Abu Bakr al-Baghdadi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë, të cilët janë prononcuar për agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve INA, kanë thënë se Qardash është kapur gjatë një operacioni të organizuar nga agjencia e inteligjencës.

Zyrtarët nuk kanë shpalosur detaje mbi atë se ku ndodhet dhe si është kapur Qardash.

Ish-kreu i DEASH-it, Baghdadi, u vra në një operacion amerikan në Idlib të Sirisë më 27 tetor të vitit 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın