Irak, 28 të vdekur dhe 73 të plagosur nga shpërthimi në Bagdad
Autorësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup

Bagdad
Në shpërthimin vetëvrasës në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, humbën jetën 28 persona ndërsa 73 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve në Bagdad të lidhur me Qeverinë e Irakut thuhet se një shpërthim ka ndodhur në sheshin Tayaran si pasojë e një sulmi vetëvrasës.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Irakut, njoftoi se në shpërthim humbën jetën 28 persona dhe 73 të tjerë u plagosën.
Autorësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.