Bota, Koronavirusi

Indonezia shënoi rekord të ri ditor të vdekjeve nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga task forca për COVID-19, numri i të vdekurve në të gjithë vendin është rritur në 27.203

Nicky Aulia Widadio   | 21.01.2021
Indonezia shënoi rekord të ri ditor të vdekjeve nga COVID-19

Xhakartë

Indonezia sot ka raportuar 346 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), një rekord i ri ditor që nga fillimi i pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga task forca për COVID-19, numri i të vdekurve në të gjithë vendin tani është 27.203.

Numri i infeksioneve prej 11.703 gjatë 24 orëve të fundit rriti numrin e rasteve në 951.651, duke përfshirë 772.790 të shëruar. Gjithsej 151.658 pacientë me COVID-19 janë nën trajtim ose në karantinë, ndërsa 79.418 njerëz monitorohen për infeksione të dyshuara.

Shkalla e rasteve pozitive në Indonezi është rritur në 26,7 për qind, shumë më lartë nga standardi prej 5 për qind i kontrollit pandemik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Shumicë e rasteve të reja, 3.151, ishin në kryeqytetin Xhakarta, e ndjekur nga provinca Java qendrore me 1.976 dhe provinca Java perëndimore me 1.228.

Qeveria ka vendosur të zgjasë kufizimet në Java dhe Bali deri më 8 shkurt. Vendimi u mor derisa infeksionet kanë vazhduar të rriten përkundër masave të vendosura që prej 11 janarit, bëri të ditur Komiteti për Trajtimin e COVID-19 dhe Rimëkëmbjes Ekonomike Kombëtare.

"Bazuar në vlerësimin, presidenti vendosi që kufizimet mbi aktivitetet e komunitetit do të shtrihen deri më 8 shkurt", tha në një konferencë shtypi kryetari i komitetit, Airlangga Hartarto.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın