Bota

Indonezia planifikon të blejë nëndetëse nga Turqia ose Gjermania

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Indonezisë, Dahnil Anzar Simanjuntak, në një deklaratë për AA tha se vendi i tij planifikon të blejë nëndetëse nga Turqia ose Gjermania

Mahmut Atanur   | 16.01.2020
Indonezia planifikon të blejë nëndetëse nga Turqia ose Gjermania

Xhakartë

Qeveria e Indonezisë ka njoftuar se planifikon të blejë nëndetëse nga Turqia ose Gjermania, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Indonezisë, Dahnil Anzar Simanjuntak, në një deklaratë për AA tha se vendi i tij planifikon të blejë nëndetëse nga Turqia ose Gjermania.

"Ministri indonezian i Mbrojtjes, Prabowo Subianto aktualisht është duke zhvilluar takime në Gjermani për këtë çështje", tha Simanjuntak, duke shtuar se ministri Subianto është duke vlerësuar ende çështjen e blerjes së nëndetëses nga Turqia ose Gjermania.

Zëdhënësi Simanjuntak tha se çështjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike janë shqetësimet kryesore për furnizimin e nëndetësve dhe se ministri Subianto do t‘i paraqesë një raport presidentit Joko Widodo për çështjen e nëndetësve pas vizitës.

Subianto gjatë vizitës së tij që zhvilloi më 27 nëntor në Turqi, vëzhgoi nëndetëset e klasit Reis që po ndërtohen në kuadër të projektit të tipeve të reja të nëndetëseve në fabrikën për ndërtimin e nëndetëseve ‘Komanda e Kantierit Gölcük‘.

Ai me ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, diskutoi mbi çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë, atë ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın