Bota

Indonezia dhe Malajzia të shqetësuara nga marrëveshja për nëndetëset bërthamore të Australisë

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi tha se ndërtimi i nëndetëseve bërthamore të Australisë "nuk është në interesin e të gjithëve"

Şeyma Uzundere   | 18.10.2021
Indonezia dhe Malajzia të shqetësuara nga marrëveshja për nëndetëset bërthamore të Australisë

Ankara

Indonezia dhe Malajzia janë të shqetësuara se marrëveshja për nëndetëset bërthamore që u nënshkrua muajin e kaluar nga Australia, SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të rrisë konkurrencën mes fuqive kryesore të Azisë së Juglindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi në një konferencë të përbashkët me homologun e saj malajzian Saifuddin Abdullah në Xhakarta tha se ndërtimi i nëndetëseve bërthamore të Australisë "nuk është në interesin e të gjithëve".

Ajo tha se janë të shqetësuar se nga ky hap i Australisë pasi në rajon mund të rritet gara për armatosje. Marsudi potencoi se është e nevojshme të vazhdohen përpjekjet e treguara për vazhdimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Krahas kësaj, ministrat e Malajzisë dhe Indonezisë, i bënë thirrje Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që të sigurojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Marrëveshja e partneritetit të sigurisë AUKUS

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison në një deklaratë të përbashkët pas takimit që zhvilloi më 16 shtator nëpërmjet internetit me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministrin britanik Boris Johnson njoftoi fillimin e një partneriteti të ri të sigurisë të emërtuar "AUKUS".

Në deklaratë thuhet se vendi do të mbështetej për t‘i mundësuar Marinës Mbretërore Australiane që të posedojë nëndetëse me energji bërthamore.

Po ashtu u theksua se Australia me nëndetëset me energji bërthamore që do të posedojë do të mbështesë stabilitetin në Indo-Paqësor dhe se ato do të përdoren për të ofruar kontribut në interesat dhe vlerat e përbashkëta të vendeve që janë palë në marrëveshje.

Marrëveshja ishte bërë kundër pranisë ushtarake në rritje të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

Marrëveshja e re e partneritetit në të njëjtën kohë i dha fund projektit për nëndetëset e projektuara nga Franca për të cilën Australia nënshkroi me kompaninë franceze në vitin 2016 dhe e cila parashikonte ndërtimin e 12 nëndetëseve me një kosto prej 90 miliardë dollarë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın