Mahmut Atanur
28 Mars 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Në Indonezi janë konfiskuar 41 dragonj Komodo me vlerë prej rreth 1,5 milion dollarë në tentimin për t'u shitur ilegalisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta "Kompas", policia në Javën Lindore zhvilloi një operacion kundër një grupi për tregti të paligjshme me dragonjtë Komodo, kafshës kombëtare të vendit, një specie e rrezikuar.
Zyrtarët e sigurisë thanë se dragonjtë Komodo të cilët janë nën mbrojtje, janë marrë në mënyrë ilegale nga grupi në ishullin Flores. Sipas zyrtarëve janë arrestuar 9 të dyshuar ndërsa një tjetër është në kërkim.
Të dyshuarit, zvarranikët që i kanë siguruar në mënyrë ilegale kanë patur për qëllim t'i shesin në vendet e Azisë Juglindore, njoftoi policia, duke shtuar se një dragua komodo në tregun e zi ndërkombëtar shitet me një çmim prej 500 milionë rupiah (35.000 dollarë).
Në Parkun Kombëtar Komodo në Ishullin Komodo, i njohur si atdheu i dragonëve Komodo dhe i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sipas shifrave të vitit 2017 gjenden 3.012 dragonj Komodo.