Indonezi, mbi 100 mijë njerëz preken nga përmbytjet
Shirat që janë efektivë që prej ditës së diel në kryeqytetin Bandung në rajonin Java perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona
Xhakartë
Sipas lajmit të agjencisë indoneziane, Antara, shirat që janë efektivë që prej ditës së diel në kryeqytetin Bandung në rajonin Java perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona.
Zyrtari i agjencisë për reduktimin e fatkeqësive në Javan perëndimore, Budi Budiman Wahyu njoftoi se nga përmbytjet janë prekur 101.644 njerëz, ndërsa janë evakuar 3.298 persona të tjerë të cilëve i janë dëmtuar shtëpitë.
Wahyu, shtoi më tej se në rajon vazhdojnë proceset e evakuimit për të prekurit nga përmbytjet.
Më shumë se 60 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat intensivë natën e vitit të ri në kryeqytetin Xhakarta, në qytetet Depok, Bekasi, Tangerang, si dhe në rajonet Bogor dhe Lebak.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave ndodhin shpeshherë për shkak të shirave intensivë, të cilët janë efektivë kryesisht në periudhën mes muajit tetor dhe prillit. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.