Bota

Indonezi, lule në det në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar

Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të kryeqytetit Xhakarta

Mahmut Atanur   | 22.01.2021
Indonezi, lule në det në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar

Xhakartë

Në kujtim të viktimave të avionit të pasagjerëve të Sriwijaya Airlines që u rrëzua pak pas ngritjes në Indonezi më 9 janar, u hodhën lule në det, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), ndërsa atje morën pjesë kreu i BASARNAS Bagus Puruhito dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme si dhe të afërmit e viktimave.

Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të kryeqytetit Xhakarta.

Ministri i Transportit, Budi Karya Sumadi, në një deklaratë më parë tha se kanë përfunduar aktivitetet e kërkimit të pjesëve të avionit dhe kufomave.

Ndërkohë, zyrtarët e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) njoftuan se vazhdojnë punimet e kërkimit të memorjes së brendshme të humbur të kutisë së dytë të zezë të avionit.

Ministri i Transportit i Indonezisë, Budi Karya Sumadi, në një konferencë për media më 9 janar njoftoi se avioni me numër udhëtimi "SJ182" me 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit, që humbi kontaktet pesë minuta pas nisjes është rrëzuar në një pikë mes ishullit Laki dhe Lancang në brigjet e Xhakartës veriore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın