Bota

India zgjat pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare deri më 31 dhjetor

India aktualisht operon me fluturime ndërkombëtare përmes marrëveshjeve me vende të ndryshme

Ekip   | 26.11.2020
India zgjat pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare deri më 31 dhjetor

Delhi

India ka zgjatur pezullimin e të gjitha fluturimeve të planifikuara ndërkombëtare të udhëtarëve deri më 31 dhjetor 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urdhri zyrtar erdhi teksa sot vendi regjistroi gati 45 mijë raste të reja dhe 524 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në 9.26 milionë dhe 135.223 vdekje.

Më herët, autoritetet urdhëruan pezullimin e operacioneve ndërkombëtare të fluturimit deri më 30 nëntor.

India aktualisht operon me fluturime ndërkombëtare përmes marrëveshjeve me vende të ndryshme.

Derisa ka një rënie të përgjithshme në rastet e reja ditore, më pak se 50 mijë pacientë të rinj çdo ditë për më shumë se dy javë, disa shtete tani po raportojnë shifra më të larta të rasteve krahasuar me raportet në fillim të këtij muaji.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın