Bota, Koronavirusi

India shënon rekord me afër 169 mijë raste të reja me COVID-19

India përsëri radhitet e dyta në botë për nga rastet e koronavirusit duke tejkaluar Brazilin

Ekip   | 12.04.2021
India shënon rekord me afër 169 mijë raste të reja me COVID-19

New Delhi

India konfirmoi një rekord të ri me rreth 169 mijë raste ditore me koronavirusin e ri(COVID-19), duke tejkaluar Brazilin për t'u bërë përsëri vendi i dytë më i prekur në botë për sa i përket rasteve pas SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Rastet totale të Indisë kanë arritur në 13,52 milionë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, ndërsa sipas Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numrin i përgjithshëm i rasteve në Brazil ka arritur në 13,48 milionë.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se gjatë 24 orët e fundit u regjistruan 168.912 raste, ndërsa numri i të vdekurve ishte 170.179, duke përfshirë 904 viktima të tjera.

India gjithashtu tejkaloi Brazilin në shtator të vitit të kaluar dhe u bë vendi i dytë më i prekur në botë sa i përket rasteve, por ra në vendin e tretë pasi regjistroi rënie të rasteve deri në janar të këtij viti.

Janë regjistruar rritje rekord të rasteve në Indi gjatë javëve të fundit, ku Maharashtra vazhdon të jetë shteti më i prekur.

Shtimi i rasteve ka ardhur në kohën kur mijëra njerëz janë mbledhur në shtetin verior Uttarakhand për ditën e larjes së Shahi Snan gjatë festivalit fetar Kumbh Mela Hindu.

India gjithashtu njoftoi se ka ndaluar eksportet e ilaçit të saj kundër virusit Remdesivir.

"Qeveria e Indisë ka ndaluar eksportet e injeksionit Remdesivir dhe Remdesivir Active Farmaceutike Përbërësit (API) deri në përmirësimin e situatës", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Disa qytete dhe qyteza të tjera gjithashtu kanë njoftuar orë policore gjatë natës dhe mbyllje gjatë fundjavës.

Vendi filloi vaksinimin e tij më 16 janar të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare, deri më tani janë administruar mbi 100 milionë doza vaksinash.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın